93-vjetori i krijimit të Forcës Detarë, Xhaçka: Zgjasim edhe një vit qëndrimin në detin Egje

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në 93-vjetorin e krijimit të Forcës Detare ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se kjo forcë është rikonceptuar, ristrukturuar dhe integruar natyrshëm me strukturat e tjera të Forcave tona të Armatosura, duke u bërë pjesë e sistemit të mbrojtjes së hapësirës detare të NATO-s.

“Në planet tona afatgjata ne kemi parashikuar zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës Detare, dhe modernizimin e saj me pajisje dhe mjete lundruese moderne, trajnimin e personelit me standardet e Aleancës, që t’i përgjigjemi jo vetëm kërkesave tona por edhe atyre të NATO-s. tha ministrja Xhaçka.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se falë profesionalizimit të treguar nga efektivët shqiptarë, në 24 muajt e operacionit të NATO-s “Sea Guardian”, misioni do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2019. “Tashmë u mbushën dy vjet që nga fillimi i këtij misioni jo të lehtë dhe prezenca jonë atje është tepër e vlerësuar dhe e kërkuar nga drejtuesit e operacionit.

Marinarët tanë janë kthyer në heronj dhe kanë shpëtuar mijëra jetë njerëzish nga mbytja e sigurt në det. Ne jemi të vendosur që të vijojmë edhe vitin që vjen do të jemi sërish prezent në këtë rajon, së bashku me Aleatët tanë”, nënvizoi Ministrja e Mbrojtjes.

 

Zjarr Tv Ad