“95% e demokratëve më duan”, Paloka ironizon Bashën: Meqë qenka kështu, na e hiq këtë siklet ku na ke futur, mos jep dorëheqje!

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas deklaratës së Bashës sot se 95% e demokratëve e mbështesin, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i cili përmes Facebook shprehet  me ironi, meqë kryedemokrati paska këtë mbështetje të madhe atëherë të kërkojë votbesimin e tyre e të mos përcajë partinë për interesa personalë.

Paloka shkruan se meqë Lulzim  Basha është i bindur për këtë 95% ateherë ua heq të gjithëve sikletin në të cilin i ka futur.

Postimi i plotë:
Lul !
Ne se ke bindjen se 95% e demokrateve te mbeshtesin, atehere na e hiq kete siklet ku na ke futur te gjitheve . Mos jep doreheqje , ne se ke bindjen që ke vepruar drejte dhe për këtë ke mbështetjen e 95% te demokrateve , kërko votebesimin e tyre dhe ndale percarjen që  po thellohet cdo dite e me shume prej vendimit tend personal të 9 shtatorit ! Në se 51 % e jo 95 % e demokrateve të mbeshtesin, ke gjithe legjitimitetin të vazhdosh në krye të PD e të gjithe demokratet kane detyrimin te bashkohen per te bere betejen me ate qe eshte armiku jo vetem i demokrateve po i gjithe shqiptareve, Edvin Kristaq Ramen!
Po për këtë , pas situates qe eshte krijuar, me pare duhet te marresh votebesimin e demokrateve. Vota e atyre qe perfaqesojme duhet të vendose për te gjithe ne !

Zjarr Tv Ad