’95-vjeçarja me pasuri 30 mln $’/ E moshuara për Syri Tv: Jetoj në Azil. Nuk i njoh personat që më përfshinë në mashtrim!

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

95-vjeçarja me biznes 30 milionë dollarë në Lezhë, Haxhire Gurakuqi, ka rrëfyer ekskluzivisht për Syri Tv, të vërtetën e akuzave që rëndojnë mbi të, si përfituese e parave të inceneratorëve.

E moshuara thotë se jeton në azil pasi i është dëmtuar shtëpia nga tërmeti. Gruaja është e braktisur në azil dhe jeton në kushte të vështira ekonomike. E pyetur nëse ajo ka dijeni për bizneset që janë në emër të saj, e moshuara thotë se nuk di gjë. Për biznesin në Lezhë në emër të saj dhe bashkëshortit Thanas Çani, 95-vjeçarja shprehet se nuk ka qenë kurrë në këtë qytet. Ajo sqaron se të dhënat e saj janë janë marrë nga pasaporta, ndërsa shton se nuk i njeh personat që e kanë përfshirë në mashtrim.

Haxhire Gurakuqi: Kam jetuar në shtëpi me qera mbi 20 vite. Tërmeti më shembi shtëpinë Iu drejtova bashkisë, nuk më ndihmoi. Jetoj në Azil që në momnetin që ra tërmeti. Nuk i njoh personat që më kanë përfshirë në këtë mashtrim. Jetoj vetëm me lekët e pensionit, kam rënë pre e mashtrimit. Mi kanë marrë të dhënat nga pasaporta. Unë as nuk e di çfarë janë këto kompani. Më thanë ke një biznes të madh në Lezhë, ndërkohë që unë nuk kam qenë kurrë në atë qytet.

Zjarr Tv Ad