97 vota pro komisionit kundër Metës, ja kush janë 6 “besnikët” e Presidentit që votuan kundër, 1 abstenim (EMRAT)

0
206
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot vendimin për ngritjen e komisionit hetimor bazuar në kërkesën e një grupi prej 50 deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta.

Me 97 vota pro dhe 6 kundër dhe 1 abstenim, deputetët miratuan ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Mësohet se deputetët Artur Roshi, Lefter Maliqi, Kujtim Gjuzi, Fatjona Dhimitri dhe Adriatik Alimadhi votuan kundër këtij projektvendimi, ndërsa Ralf Gjoni abstenim.

Puna e Komisionit Hetimor do të zgjasë 1 muaj përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.

Më pas vendimi i shkarkimit të Presidentit Meta duhet të votohet nga 2/3 e parlamentit për t’u finalizuar nga organi legjislativ, por fjalën e fundit mbi shkarkimin ose jo e vendos Gjykata Kushtetuese.

Zjarr Tv Ad