Sekretari për çëshjet ligjore në PD, Çlirim Gjata në një deklaratë nga selia blu tha se kandidatura e Avokatit të Shtetit, Artur Metani për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin.
Ai kërkoi të s’kualifikohet dhe shtoi se KED është vënë nën drejtimin e dyshes besnike Edi Rama Dvorani – Arta Marku.
Çlirim Gjata: “Ligji i vetingut e konsideron këshilltarin e Presidentit funksion politik. Kushtetuta dhe ligji për organet e drejtësisë ia ndalojnë kandidimin personit që 10 vitet e fundit ka patur funksion politik. Në këto kushte kualifikimi i Artur Metanit nga KED si një nga kandidatët kryesorë për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin në fjalë.”
Sipas PD-së ata janë gati për të plotësuar urdhërat e shefit të tyre Kryeministër, misioni i të cilit është të kapë çdo qelizë të organeve të reja të drejtësisë.
KED nuk ka dalë ende me një listë përfundimtare për kandidatët për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.