Tërmet në Japoni, lëkundje me magnitude 6.2 në Fukushima

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tërmet me magnitude 6.2 ka rënë në Japoni.Lëkundjet u ndjenë në Tokio si dhe në një rreze rreth 250 km larg tij.

Epiqendra e tërmetit, e cila goditi në orën 7.23 pasdite me orën lokale, ishte 50 kilometra larg bregdetit të Fukushima, tha Agjensia Meteorologjike e Japonisë.

Nuk pati raportime për dëme dhe nuk u dha paralajmërim për cunam.

Transmetuesi publik NHK TV raportoi se kompanitë e shërbimeve po kontrollojnë reaktorët bërthamorë në zonë.

Disa ditë më parë drejtuesit e Tokyo Electric Power (Tepco), që menaxhojnë centralin bërthamor të Fukushimas, njoftuan çmontimin e 4 reaktorëve që veprojnë në fabrikën e dytë atomike në prefekturë, një vendim që do të çonte në mbylljen totale të aktiviteteve të Tepco në të gjithë rajonin pas katastrofës së Cunamit të marsit 2011.

Zjarr Tv Ad