Ngordh qeni që njihte më shumë se 1 mijë fjalë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Chaser meritonte titullin “qeni më inteligjent në botë”.  Ishte i vetmi qen në planet në gjëndje të njihte më shumë se 1 mijë fjalë të fjalorit të njerëzve, saktësisht 1 022 fjalë.

Një vit më parë qeni humbi padronin e tij, psikiatrin John Pilley që banonte në Karolinën e Jugut. Ai ishte adaptuar në vitin 2004.

Profesori i psikologjisë ishte i interesuar në inteligjencën e kafshëve dhe kishte stërvitur Chaser të kujtonte një numër të madh fjalësh dhe komandash.

Bëhet fjalë për një sistem të vërtetë mësimi: çdo objekt lidhje me fjalën përkatëse.

Chaser dinte të emrat e kafshëve të balsamuar që profesori kishte në shtëpi.

Për tre vite profesori e kishte stërvitur qenin, për 3-4 orë çdo ditë.

Qenit i tregonte një objekt dhe më pas ia përsëriste fjalën deri në 40 herë. Pastaj fshehte objektin dhe i kërkonte qenit ta gjente.

Qeni është varrosur në obor, aty ku janë groposur dhe qentë e tjerë të familjes dhe ku është shpërndarë hiri i doktor Pilley, i cili vdiq në moshën 89 vjeç.

Zjarr Tv Ad