Një konflikt mes tre personave në Pustec ka përfunduar fatmirësisht pa viktima. Burime nga olicia bëjnë me dije se një 27 vjeçar është konfliktuar me dy persona të tjerë të cilët i ka kanosur ata me një armë tip pistoletë sportive, të cilën e posedonte pa leje, por arrestohet në flagrancë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M.B, 27 vjeç, banues në Bilisht.
Ditën e djeshme në fshatin Liqenas, Pustec, shtetasi i mësipërm është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit N.S, 43 vjeç dhe shtetasin D.S, 15 vjeç, banues në Liqenas, (atë e bir), ku gjatë konfliktit shtetasi M.B, dyshohet se i ka kanosur të dy këta shtetas me një armë sportive tip pistoletë dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit në lidhje me këtë ngjarje, u vunë në ndjekje të tij dhe e lokalizuan 27-vjeçarin me mjetin e tij në qytetin e Korçës, ku nga kontrolli fizik dhe kontrollit të ushtruar në mjet, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë sportive tip pistoletë, me një krëhër me fishekë, të cilat ky shtetas i posedonte pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”