Gjendet në kanal trupi i pajetë i një 45-vjeçari në Sarandë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person është gjetur i pajete në një kanal me ujë në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:38, në vendin e quajtur “Kthesa e Valohovës” Bistricë.

Burime zyrtare nga policia thane se viktima është rreth moshës 45 vjeç, banues në Berat, i cili nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera në trup. Po ashtu dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanalin me ujë si pasojë e arrestit kardiak.

Sakaq, po punohet për identifikimin e plotë të tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

Zjarr Tv Ad