Florjan Selimaj, 23-vjeçari i cili u gjet mengjesin e sotëm i vrare me thke në një kanal në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” në Fier mësohet se është nga Tropoja.
Sipas burimeve, viktima se bashku me familjen, ka ardhur vitet e fundit në fshatin Sulaj të Fierit nga qyteti verior dhe njihet prej banorëve si një familje e qetë dhe sociale.
Burimet jozyrtare, thone se 23-vjeçari mund të jetë ekzekutuar gjatë orëve të natës të së dielës dhe është gjetur në afërsi të një kanali mëngjesin e sotëm.
Ndërsa mjeti tip “Renault”, me targa AA641EN, me të cilin ai dyshohet se mund të ketë qenë duke lëvizur është gjetur me kofano të hapur dhe një gomë të hequr.
Nuk dihet ende nese vrasja ka të bëjë me autorë nga Fieri apo edhe nga vendlindja e tij, Tropoja.
Burimet nga Policia e Fierit, bëjnë të ditur se viktima në vitin 2015 është regjistruar në skedaret e policise fierake si i dyshuar për vjedhje të një automjeti.
Ndërsa nga banoret e zonës nuk dinë shumë për 23-vjeçarin.