Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Rreth një mijë hektarë tokë janë djegur nga një zjarr, akoma jashtë kontrollit, në ishullin spanjoll të Gran Canarie.
Rreth një mijë persona janë evakuuar. Zjarri që ka shpërthyer të shtunën në Komunën e Artenara, dukej se po izolohej që të shtunën në mbrëmje, por një ndryshim drejtimi i erës ka rënduar situatën gjatë natës, ka shpjeguar për radion Cope presidenti I rajonit të Canarie, Angel Victor Torres.
Rojet civile kanë arrestuar të shtunën një person të dyshuar, i cili besohet se ka përdorur një saldatriçe që ka shkaktuar flakët.