Do të shihet shumë shpejtë në sallat e kinemave në tre filma, por ndërkohë ajo tregon bukurinë e saj.
Për revistën “Madame Figaro”, Monica Bellucci ka pozuar për fotografin Thiemo Sander”, teksa rrëmben kopertinën, duke treguar trupin perfekt në moshën 55-vjeçare.
E veshur me rroba banjoje dhe një dekolte bujare, ajo pozon në pishinë me një fustan transparent.
“Kur një histori përfundon, nuk do të thotë se nuk dashuron më. Do të thotë se është e pamundur që të vazhdosh më kështu”, rrëfehet aktorja italiane.
Martesa me Vincent Cassel është një histori e kaluar dhe prej pak kohësh, Bellucci u nda nga i dashuri i saj i ri Nicolas Lefebvre, por ajo thotë “Kush ju tha se jam vetëm”
Ndërkohë Bellucci është përqendruar tek karriera, ku së shpejti do të vijë me tre filma të rinj.