Në lokal me autorët, si u plagos vëllai i oficerit të policisë

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa minutat kalojnë të tjera detaje dalin në dritë për ngjarjen e Shkodrës, ku mbeti i plagosur 38-vjeçari  Vat Shpati. I plagosuri është vëllai i  oficerit të hetimeve të vrasjeve, Pëllumb Shpati.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku pas një debati mes tij me agresorët (vëllezër mes tyre), 38-vjeçari është qëlluar me thikë dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Policia e Shkodrës ka indetifikaur autorët e dyshuar të ngjarjes dhe po punon intesivisht për prangosjen e tyre.

 Informacion Paraprak:

Më datë 12.08.2019, në lagjen “Mark Lula” Shkodër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me thikë shtetasi V.Sh, 38 vjeç banues në Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor ka bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, dy vëllezrit A. M. dhe L. M., banues në Shkodër dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Zjarr Tv Ad