Godasin djallin me gurë, 2.5 milionë muslimanë në Mekë në pelegrinazhin e Haxhit

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth 2.5 milionë pelegrinë muslimanë morën pjesë të dielën në ceremoninë e qëllimit me gurë të djallit, rituali i fundit i rëndësishëm i pelegrinazhit të përvitshëm të Haxhit, që në vitet e mëparshme ka çuar edhe në viktima si pasojë e shkeljes me këmbë.

Të ngarkuar me gurë në një të nxehtë përvëlues, besimtarët përshkuan luginën e Minas, afër Mekës, në Arabinë Saudite, çka simbolizon poshtërimin e djallit. Nën vëzhgimin e forcave të sigurisë, turma pelegrinësh të veshur me të bardha, hodhën shtatë gurë drejt çdo shtylle që simbolizon dreqin.

“Është shumë nxehtë. Piva shumë ujë dhe kisha një çadër me vete për të bërë hije”, thotë një pelegrin.

Haxhi është një detyrim për çdo musliman të devotshëm që duhet kryer nëse e lejojnë mundësitë të paktën një herë në jetë. Është një nga pesë shtyllat kryesore të islamit. Sipas traditës pelegrinët duhet të hedhin shtatë gurë mbi çdo shtyllë që përfaqëson djallin, ditën e parë të bajramit, pasuar me dy ditë të tjerë falje dhe meditim. Haxhi është një nga tubimet fetare më të mëdha në botë dhe këtë vit sipas shifrave zyrtare, mblodhi 2.49 milionë pelegrinë në vendin e shenjtë të islamit, Arabinë Saudite.  Pas ritualit të hedhjes së gurëve, pelegrinët kthehen në xhaminë e madhe në mekë, për të kryer edhe ritin final, atë të rrotullimit rreth qabesë. Qabeja është një strukturë në formë kubi, epiqendra e islamit, drejt të cilës myslimanët në të gjithë botën drejtohen në faljet e tyre.

Zjarr Tv Ad