Sulmi ajror në Siri shpërfytyron djalin 3-vjeçar

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vitin 2018, Jouma dhe familja e tij po udhëtonin drejt shtëpisë së tyrë në Siri kur sulmi ajror goditi autobusin.

Dritarja pranë djalit të vogël u thye e gjitha dhe i shkatërroi fytyrën.

Ai u plagos dhe mbeti i verbër nga ana e majtë. Atë kohë ishte vetëm 3 vjeç. Edhe sot e kësaj dite, ndodh që të ketë gjakderdhje dhe ti dalin copa xhami nga lëkura. Familja jeton tani në Lebanon, në një zonë të varfër të Beirut.

Të gjithë bashkë banojnë në një dhomë shumë të vogël. Gazetarja e BBC, Eloise Alanna vizitoi familjen dhe tregoi gjithcka i bëri përshtypje nga historia me ta.

“Ajo që më goditi shumë nuk ishin vetëm shenjat fizike, por gjithashtu efektet e thella traumatike dhe psikologjike të eksperiencës së tyre. Babai ka filluar të harrojë gjëra, ata thonë se është e vështirë të flejë gjatë natës. Kjo traumë psikologjike do mbetet me ta për të gjithë jetën”, tregoi Eloise.

Kujdes! Pamjet mund të jenë të shqetësuese

Zjarr Tv Ad