Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar nga Mali i Tomorrit të gjithë besimtarët bektashinj, që të cilët festojnë sot Ditën e Pelegrinëve.
Kreu i Shtetit tha se këtë vit kanë marrë pjesë në këtë pelegrinazh më shumë njerëz të nderuar dhe kjo është shenjë se vitin që vjen punët e Shqipërisë do të shkojnë më mirë. Ndër të tjera, Meta uroi që Abaz Aliu t’i japë forcë politikës shqiptare të çojë përpara Shqipërinë, që ajo të bëhet më e drejtë, më e bashkuar dhe më evropiane.
“Nuk do flas gjatë sot, pasi kemi shumë mysafirë të nderuar, që një vit më parë nuk kanë qenë këtu dhe kjo është shenjë e mirë se punët për vitin që vjen do shkojnë më mirë në vendin tonë. Dua të them se jo më kot poeti ynë i madh kombëtar, në momentet më të vështira, për t’i dhënë fuqi shqiptarëve, ju referua dhe i dha vendin që meritonte edhe poezi e poemë figurës madhështore të Abaz Aliut. “Abaz Aliu erdhi afër nesh, Shqipëria s’mbet e gjorë, se Zoti e desh”.
Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta u dekorua nga Kryegjishi i Bektashinjve.