Ndotja atmosferike mund të influencojë trurin tonë dhe të lidhet me kushtet e shëndetësisë mendore, si depresioni dhe çrregullimet bipolare. Të dhëna të reja mbi këtë çështje ka sjellë një studim i ri i publikuar në Plos Biology, që analizon të dhënat e 151 milionë personave në SHBA dhe 1,4 milionë në Danimarkë.
Në këtë studim të ri, të koordinuar nga Andrey Rzhetsky, studiuesi i gjeneve në universitetin e Çikagos, doli që ekziston një lidhje e fortë, ndonëse ende nuk është e mundur të provohet një lidhje direkte shkak pasojë, mes ndotjes dhe niveleve të larta të skizofrenisë, çrregullime të personaliteti dhe depresione.
Por në mënyrë ndotja mund të influencojë trurin tonë?
Një faktor i dukshëm është zhurma e trafikut, që dihet që rrit stresin dhe dëmton cilësinë e gjumit. Nga ana tjetër, disa mikrogrimca ndotëse mund të kalojnë barrierat e hundës, duke arritur deri në tru.
Një tjetër mundësi është që rritja e inflamacionit në turp, e shkaktuar nga ndotja, shkakton reagimin ndaj stresit nga truri. Një hipotezë e tretë është se smogu shkakton ndryshime epigjenetike, që influencojnë ADN-në, duke ndryshuar ekuilibrin e substancave kimike cerebrale.//ATSH