Kina liron anëtarin e stafit të Konsullatës Britanike në Hong Kong

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një anëtar i stafit të Konsullatës Britanike në Hong Kong është liruar pasi u mbajt i arrestuar në territorin e Kinës për më shumë se dy javë, njoftuan forcat kineze të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Arrestimi i Simon Cheng Man-kit, 28 vjeç, i cili punon si oficer tregtie dhe investimesh në seksionin Skocez Ndërkombëtar të Zhvillimit pranë Konsullatës Britanike, ndodhi kur ai ishte në një udhëtim njëditor pune në qytetin Shenzhen të Kinës më 8 gusht.

Simoni kishte kaluar në Kinën kontinentale përmes pikës së kontrollit Lo Wu, por nuk arriti të raportojë më 9 gusht.

Simon është banor i përhershëm i Hong Kongut dhe ka studiuar në Britani. Rasti i tij u raportua për herë të parë nga e dashura e tij tajvaneze me të cilën ishte në kontakt gjersa ishte në udhëtimin e punës.

Hong Kong është bërë skenë protestash të paprecedentë që nga fillimi i qershorit kundër masës së qeverisë lokale për të legalizuar ekstradimin në Kinë.

Hong Kongu është rajon autonom i Kinës nën formulën “Një vend, dy sisteme” që nga 1 korriku i vitit 1997, kur Britania ia dorëzoi ish-koloninë e saj Pekinit.

Zjarr Tv Ad