Edi Reja fton në kombëtare yllin që po shkëlqen në Spanjë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit vendos përfundimisht të ftojë në skuadër Keidi Baren. Mesfushori shqiptar po kalon një periudhë të jashtëzakonshme në rradhët e Malagas në Spanjë ku është kthyer edhe një lojtar kyç për ekipin.

Bare debutoi me përfaqësuesen e parë në miqësoren që Shqipëria luajti ndaj Norvegjisë në marsin e vitit 2018. Që atëherë ai nuk u bë më pjesë e planeve të trajnerit Panucci. Në fakt ish trajneri tentoi të thërriste lojtarin por që vonoi ftesën dhe ai nuk u lejua nga Malaga të lëvizte.

Pas largimit të Panuccit, zëvendësuesi i tij vendos të grumbullojë lojtarët me eksperiencë ndaj Bare nuk ishte i përfshirë. Në prag të ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020 Keidi Bare duket të jetë një emër kryesorë në listën e teknikut italian, duke parë performancën e tij fizike.

Mesfushori ka pranuar ftesën për dy ndeshjet e ardhshme nda Francës dhe Islandës dhe shpreson që të jetë gjithmonë një opsion parësor për kombëtaren shqiptare

Zjarr Tv Ad