Partia Demokratike ka publikuar sot të tjera fakte skandaloze të lidhura me Agim Kajmakun, alias Jorgo Toton, kryebashkiakun që Edi Rama ka emëruar në bashkinë e Vorës. Kajmaku është paguar me 2.6 milionë euro nga tenderat publikë dhe në veçnati, me 400 mijë euro për të mbjellë me ullinj dhe lule në vilën private të kryeministrit. Ish-deputetja Albana Vokshi ka publikuar sot nga selia e PD-së, faktet e reja:
“2.6 milionë eurot që krimineli i Ramës ka marrë nga fondet publike, sikur ky të ishte kopshtari i Luigjit të 14-të, kanë një arsye. Dhe, kur flitet për Edi Ramën, arsyet janë gjithmonë ose paratë, ose pushteti, ose luksi. Në rastin e milionave që ka fituar Agim Kajmaku, kjo ka lidhje me të treja këto dhe të çon në një skandal tjetër të abuzimit me taksat e shqiptarëve.
Krimineli i Ramës është paguar me rreth 400 mijë euro për të gjelbëruar rrethrrotullimin e Shkozës dhe rrugën e Surrelit, që të çon në sarajet e Edi Ramës. Kushdo që kalon në këtë rrugë, mund të shohë vetë më sy se aty nuk janë hedhur as 14 mijë euro gjelbërim, jo më 400 mijë. Sipas denoncimeve të medias, Jorgo Toto është shpërblyer me këtë tender për punën private që ka bërë në vilën e Surrelit të Edi Ramës për ta mbjellë me ullinj dhe pemë të tjera.
Të gjitha këto fakte të çojnë tek përgjigja pse Edi Rama ka emëruar një kriminel në këkrim në Bashkinë e Vorës. Ata vjedhin bashkë dhei ndajnë bashkë lekët e shqiptarëve.