Zyrtari i lartë i SHBA merr detyrën e rëndësishme në Ballkan, Xhafaj: Luftë krimit e korrupsionit

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zyrtari i Lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, ka marrë një detyrë të rëndësishme, teksa do të jetë Përfaqësuesi i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili uron Palmer në detyrën e re, duke u shprehur optimist se ish-zv/ndihmës sekretari amerikan do të kontribuojë shumë në instalimin e Reformës në Drejtësi, intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Postimi i Fatmir Xhafës:
Caktimi i Matthew Palmer si Përfaqësues i Posaçëm për BP është një lajm shumë i mirë jo vetëm për 🇦🇱 por për të gjithë rajonin, për forcimin e bashkëpunimit, dialogut dhe sigurisë rajonale. Flm 🙏🏻 @StateDept për rritjen e vëmendjes për rajonin & për 🇦🇱 në këto momente kritike.

Jam i bindur se kontributi i zotit Palmer për Shqipërinë do të përmirësohet më tepër, sidomos për konsolidimin e rregullit dhe ligjit dhe Reformën në Drejtësi, luftën ndaj korrupsionit dhe krimin e organizuar.

Ka qenë kënaqësi e veçantë të ndaj me të shqetësimin për këto tema gjatë vizitës sime në Washington, në mars 2018 dhe të shoh te ai interesimin dhe kujdesin e veçantë për integrimin e shpejtë 🇪🇺 të 🇦🇱. Suksese z.Palmer në këtë mision shprese për rajonin, për vendin tim.

Zjarr Tv Ad