Policia e Kamzës ka parandaluar një grabitje, këtë mesditë, duke vënë në pranga autorin.
Bëhet me dije se është arrestuar 32-vjeçari G. D., i cili ka hyrë në banesën e 33-vjeçares A. L. për të vjedhur, por është pikasur nga pronarja.
Kjo e fundit ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar hajdutin.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Tiranë
Hyn në një banesë për të vjedhur, por diktohet nga pronaria e banesës e cila njofton Policinë.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë është vënë në pranga autori.
Shërbimet e Komisariatit Nr.5, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:
G. D., 32 vjeç, banues Babrru/Kamëz.
Ky shtetas në rrugën “Halit Haxhia” kishte hyrë për të vjedhur në banesën e shtetases A. L., 33 vjeçe, e cila sapo ka parë të riun ka njoftuar policinë. Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar brenda në banesën e shtetases A. L., 32-vjeçarin të cilin e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.