Parandalohet krimi në familje/ Bëjnë për spital nusen, pranga vjehrrit dhe burrit, procedohet vjehrra

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në familje, ndërsa nga dhuna e ushtruar është lënduar nusja e shtëpisë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet G.I., 50 vjeç dhe H.I., 26 vjeç, (at e bir) banues në Elbasan, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.I., 46 vjeçe. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta 25 vjeçaren (bashkëshorten e shtetasit H.I), e cila ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Dhuna në familje”. Kujtojmë se mbrëmë në Librazhd burri vrau me thikë gruan dhe i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati.

Zjarr Tv Ad