Stop ‘upskirting’/ Burg për ‘paparacët’, ja shteti i radhës që e aplikon

0
169
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Praktika dashakeqe e atyre që bëjnë fotografi të fshehta nën fundet e grave, do të ndëshkohet rëndë në vendin e Merkel, siç theksojnë mediat gjermane.

Pas Britanisë dhe Francës, Gjermania bëhet gati ti thotë stop “upskirting”.

Ministrja Socialdemokrate e Drejtësisë Christine Labretz njoftoi se do të kalojë një projekt-ligj për të kriminalizuar fotografitë e fshehta nën veshjet e grave.

Në Britani, ashtu si në Francë, “upskirting” tashmë konsiderohet një vepër penale, “komentoi revista gjermane Der Spiegel.

Vendi i parë evropian që vendosi një dënim për  këtë fenomen ishte Britania.

Disa muaj më parë, ligjvënësit britanikë miratuan një ligj që përcakton që shkelësit të dënohen me dy vjet burg.

Fushata e realizuar nga Gina Martin, një britanike 27-vjeçare që ka qenë viktimë e kësaj praktike me qëllim të keq, po rezonon në Evropë.

Dy persona i kishin bërë asaj  foto nën fund gjatë një festivali në Londër në vitin 2017 dhe më pas ua kishin shpërndarë personave të tjerë përmes telefonit.

Zjarr Tv Ad