Një nënë amerikane e ka përshkruar vajzën e saj si një mrekulli, pasi vogëlushja erdhi në jetë në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, pra në 11 i 9-ti, në orën 9 e 11-të dhe peshonte 9 libra e 11 ounces, sipas njësisë matëse të peshës së përdorur në ShBA, apo mbi katër kilogramë.
Vajza e quajtur Christina Brown lindi në spitalin Methodist LeBonheur në Tennessee. E ëma, Catherine e përshkroi si një “jetë të re në mes të shkatërrimit”.
Christina lindi me ndërhyrje cezariane dhe stafi mjekësor mbeti dhe vetë pa fjalë kur pa orën e regjistruar dhe peshën e saj.
“U habitën të gjithë”, tha babai i vogëlushes, “ishte vërtet entuziasmuese”, shton ai, “sidomos kur mund të gjesh pak gëzim si ky, në një ditë që sjell ndërmend një tragjedi të tillë”.
Drejtuesit e spitalit rrëfyen se një rastësi e tillë është thuajse e pamundur.
“Kam 35 vite punë”, deklaroi shefja e pavijonit ku u lind vajza, “por nuk kam parë kurrë që të përkojnë në mënyrë të tillë data e lindjes, ora dhe pesha e një fëmije”.