Çfarë gare për Fati, tre kombëtare në gjurmët e tij

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është shndërruar në lojtarin më të ri që shënon në La Liga dhe ofertat për Ansu Fati janë me “breshëri”. Nuk bëhet fjalë për klubet më të rëndësishme në Europë, por për 3 kombëtare.

16 vjeçari i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij te Barcelona dhe Spanja është gati të përfitojë në këtë plan. Sipas zërave në shtetin iberik, për sulmuesin, Federata e Futbollit “La Roja” po planifikohet një ftesë e tij në Kupën e Botës U-17.

Fati është në pritje të pajisjes me pasaportë spanjolle dhe me ta marrë menjëherë mund të telefonohet për turueun që zhvillohet në Brazil midis 26 tetorit dhe 17 nëntorit. Vetë Fati ka vendosur që të luajë për Spanjën edhe pse ai është gjithashtu i përshtatshëm për Portugalinë ose Guinea-Bissau.

Nëse do të grumbullohet me kombëtaren e Spanjës, 16 vjeçari do të humbasë pesë ndeshje në kampionat, përkatësisht duelet kundër Eibar, Real Madrid, Valladolid, Levante dhe Celta, si dhe dy takimet e Champions League kundër Slavia Prague.

Zjarr Tv Ad