Pas largimit nga Anglia duket se Mkhitaryan rigjen përsëri rrugën e rrjetës në debutimin e tij me Romën në fitoren 4-2 ndaj Sassuolos.
Ky gol vjen si “goditje në zemër” për Arsenalin pasi ishin “Topçinjtë” që e transferuan armenin në Itali në formën e një huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Mkhitaryan ishte autori i golit të tretë ku dy të parët u shënuan nga Cristante dhe Dzeko. Golin e knockout-it e shënon Kluivert duke e mbyllur rezultatin në 4-0 që në pjesën e parë.
Ndërsa për Sassuolon shënoi një dopietë Domenico Berardi por që nuk ndikoi në rezultat.
Roma shënoi fitoren e parë në sezonin e ri të Serie A pas 2 barazimeve në ndeshjet e para. Përballja e rradhës do ta vendosë Romën kundër Basaksehir në Europa League dhe me Bolognan në fundjavë.