Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pritja merr fund. Conor McGregor është gati për tu ngjitur në ring dhe këtë pritet ta bëj më 14 dhjetor. Është vetë ish-kampioni i peshave të lehta në UFC që e zbulon një gjë të tillë, Përmes një statusi në rrjetet sociale, McGregor shkruan:
“Dublin, 14 dhjetor”, shkruan 31 vjeçari në “Twitter”.
McGregor i mungon ringut që prej incidentit të 7 tetorit të vitit 2018. Në fundin e duelit kundër Khabib Nurmagomedov, stafi i irlandezit dhe atij rus u përfshi në një përleshje të madhe, me zyrtarët e UFC që e pezulluan për gjashtë muaj, si McGregor ashtu edhe Nurmagomedov.