Policia tajlandeze kërkon nga universitetet të dhënat e studentëve myslimanë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Tajlandës po mbron një vendim për të kërkuar informacione nga universitetet, për studentët që i përkasin minoritetit mysliman.

 

 

Masa ishte kritikuar si diskriminuese dhe joligjore. Kryeministri, Prayuth Chan-ocha, tha se kërkesa e policisë ishte e nevojshme për të ndërtuar një bazë të dhënash të sigurisë kombëtare.

Ky vendim pason një seri shpërthimesh me bomba në Bangkok, në muajin gusht, për të cilat u fajësuan të dyshuarit myslimanë. Një letër zyrtare e policisë, të cilën e shpërndau në internet, Angkhana Neelapaiji, ish-komisionere për të drejtat e njeriut, kërkonte nga një universitet të sigurojë informacione për numrat, vendin e origjinës, përkatësinë e sektit dhe detaje të tjera rreth grupeve studentore të organizuara nga myslimanët.

“Kjo është një ndërhyrje në të drejtat personale dhe një diskriminim i bazuar në fe”, tha Angkhana, duke shtuar se liria e fesë dhe e drejta e privatësisë ishin të garantuara me kushtetutë.
Por, kryeministri tajlandez tha se “asnjë e drejtë nuk është shkelur, pasi autoritetet nuk mund të menaxhojnë më asgjë nëse nuk posedojnë të dhëna”. Rreth 90 për qind e tajlandezëve janë budistë, megjithëse myslimanët janë shumicë në tri provincat jugore që kufizohen me Malajzinë.

Zjarr Tv Ad