Ikën nga arresti dhe merr peng urbanin plot me pasagjerë në Tiranë!

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditë ne djeshme në autobusin e një linje urbani në Tiranë. 23 vjeçari me inicialet A.K ka thyer masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ dhe ka goditur me mjete të forta shoferin e një linjes urbane me mjete të forta në fytyrë. Arsyeja pse është konfliktuar me shoferin janë motive të dobëta: Pse nuk ecën shpejt urbani!!! Ky konflikt ka vazhduar për rreth 20 minuta dhe të pranishmit në urban kanë parë tmerr me sy derisa i riu është arrestuar nga policia në flagrancë.

Më poshtë do të gjeni njoftimin e plotë të policisë.

Thyen masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe më pas konfliktohet për motive të dobëta me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta, vihet në pranga nga Policia 23-vjeçari. Komisariati i Policisë Nr.2 arrestoi në flagrancë shtetasin:A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë të mëparshëm penal.

Ai kishte thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” duke dalë nga shtëpia dhe më pas ishte konfliktuar për motive të dobëta, pse autobuzi nuk ecte shpejt, me shoferin e autobusit të një linje urbani, duke e goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës.

Pas marrjes së njoftimit, Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe e ka arrestuar A. K. për “Plagosje të lehtë me dashje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Zjarr Tv Ad