“Vol-Vo 4”, lirohet ish-kampioni i mundjes, Elis Guri

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kampionin e mundjes, të pandehurin Elis Guri, duke e lënë atë të lirë.

Krimet e Rënda kanë caktuar masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore” për Gurin, duke pranuar kështu kërkesën e tij për ndryshimin e masës “arrest shtëpie”.

Ish-kampioni Elis Guri u arrestua në kuadër të operacionit të madh policor “Vol.Vo 4”, ose siç njihet ndryshe edhe si çështja “339/1”. Operacioni “VOL-VO 4” u zhvillua në 12 qytete, nga Hasi deri në Sarandë, dhe janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Ish-kampioni i mundjes akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, si dhe ”Trafikim i narkotikëve”.

Zjarr Tv Ad