Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 79-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen “Sporti” në qytetin e Gramshit.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet N.Xh., është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët e tij.
Nga hetimet paraprake rezulton se armën e gjahut 79-vjeçari e ka patur me leje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa 79-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.