Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit 60-vjeçar në Vlorë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është gjetur trupi i pajetë i peshkatarit që u mbyt mbrëmjen e djeshme në Vlorë, pasi kishte hyrë në det për të peshkuar.

Burime bëjnë me dije se kanë qenë polumbarët e Forcës Detare ata që kanë gjetur trupin e Mehmet Alirajt, 60 vjeç, 20 metra larg bregut.

Roja Bregdetare e Forcës Detare, e mbështetur edhe nga Policia Kufitare për disa orë u angazhuan në operacionin e kërkimit nga deti dhe toka në Gjirin e Dukatit për peshkatarin e zhdukur dje.

Zjarr Tv Ad