I akuzuar për trafik droge në Itali, arrestohet fieraku

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eshte arrestuar një përosn në fier me qëllim ekstradimin drejt Italisë

Ai është Mikel Rama dhe ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrest për veprën penale “Organizata kriminale për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Ja njoftimi I policisë:

Fier

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet një shtetas shqiptar, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, për kryerjen e veprës penale “Organizata krimininale për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Sektori për Shërbimet e Specializuara Policore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana pas informacioneve të mara dhe një pune të mirëorganizuar, arrestoi përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• M(Dh).R., 44 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrest për veprën penale “Organizata kriminale për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad