2 të arrestuar në Shkodër, shisnin heroinë në lokale

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy persona janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër ndiqet në gjendje të lirë pasi akuzohen për shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla.

Në pranga u vunë shtetasit E. H. 42 vjeç dhe  A. P. 46 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu ndiqet në gjendje të lirë shtetasja V. P. 43 vjeçe, banuese në Shkodër.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike heroinë, në lokalet e qytetit të Shkodrës.  Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike heroine, e ndarë në doza, një shumë lekësh dhe dy telefona celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Zjarr Tv Ad