Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se e njëjta kompani që i bën fushatën presidentit serb, po i bën edhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli. Por ai ka theksuar më tek se kjo njëjta kompani ka bashkëpunuar edhe me kryeministrin Rama në Shqipëri.
“Kanë marrë kompani të huajën. Të njëjtën kompani që e ka Vuçiçi dhe Rama, e njëjta kompani po ia bën fushatën edhe Vuçiçit. A është koniçidencë kjo? Mendoj se duhet dikush me dhënë llogari”, ka thënë Haradinaj gjatë një takimi në Dukagjin.
“Kryeministri në detyrë dhe i nominuari për Kryeministër pas 6 tetorit nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka thënë se e njëjta kompani që ia bën fushatën presidentit serb Aleksandar Vuçiq, fushatën është duke ia bërë edhe PDK-së së Kadri Veselit. Haradinaj ka thënë se e njëjta kompani i ka shërbyer në fushatë edhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Më 6 tetor në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme. Në zgjedhje do të jenë 4 koalicione parazgjedhore. Ato janë: 1-Koalicioni Vakat, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka. 2- Koalicioni AAK–PSD, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate. 3- Koalicioni NISMA–AKR–PD, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë. 4- Koalicioni Sloboda, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Progresivna Stranka Kosova dhe Nova Partija Kosova.