Një operacion i policisë së Tepelenës i koduar “Tenderi” ka vënë në pranga katër ish-zyrtarë të administratës.
Në pranga janë vënë ish-shefi i financës, specialisti i statistikës, ish-juristja dhe ish-specialistja e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë, për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në bashkëpunim, “Vjedhja në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Pas një disa mujore dhe veprimeve procedurale të ndjekura, në bashkëpunim me Prokurorinë u finalizua me sukses operacioni i koduar “Tenderi”, si rezultat i të cilit u dokumentua veprimtaria e kundërligjshme e të dyshuarve, të cilët u ndaluan gjatë operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë të lëshuara nga gjykata.
Kështu u bë arrestimi i Gëzim Allkushit, 35 vjeç, banues në Memaliaj, ish-shef finance në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë; Saimir Meçe, 31 vjeç, banues në Memaliaj, specialist statistike në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë; Aleksandra Kaba, 31 vjeçe, banues në Tepelenë, ish-juriste në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë; Jonida Sako, 30 vjeçe, banuese në Tepelenë (ish-specialiste e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë).
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë e Gjirokastrës për shtetasen F. L., banuese në Selitë, subjekt privat në fushën e “Shërbimeve të konsulencave për ndikimin në mjedis”.
Ndalimi i tyre u bë pasi në vitin 2017 kanë zhvilluar tender fiktiv për pajisjen e spitalit në Tepelenë dhe Memaliaj me leje mjedisore duke përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh