Banorët e “Astirit” protestë para policisë së Tiranës, shkelmohet dera

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Unazës janë përplasur me uniformat blu në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ku ndodhen tre të shoqëruarit.

Ata janë përpjekur të hyjnë brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë dhe kërkojnë lirimin e banorëve të arrestuar mëngjesin e sotëm pasi bllokuan rrugën “Teodor Keko” mbrëmjen e djeshme. Një prej banorëve ka shkelmuar derën e institucionit shtetëror.

Ndërkohë në mbështetje të banorëve është edhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Balliu paralajmëroi se protesta pa afat të banorëve të Astirit që do nisin sonte në orën 18:30.

Ndryshimi i ligjit – Uniformat blu shoqëruan në polici mëngjesin e sotëm tre banorët Ilir Katirajn, 51 vjeç, Gramoz Shehun, 54 vjeç dhe Skender Dodën, 56 vjeç.

“Tre banorët, së bashku me disa persona të tjerë janë grumbulluar mbrëmjen e së mërkurës (9 shtator) në vende të kalimit publik në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor,”-raporton policia.

Ata u arrestuan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Shoqërimi i banorëve të Unazës së Re vjen pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal për bllokimin e rrugëve.

“Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimir rrugor duke cënuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit,”-njofton policia.

 

Zjarr Tv Ad