Franca këmbëngul në shtyrjen e negociatave: Reformat nuk kanë ecur

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja franceze Amelie de Montchalin, deklaroi sot para nisjes së mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg se Franca nuk do të vendosë veton për çeljen e negociatave, por u shpreh se para nisjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet të riformohet vetë Bashkimi Europian.

Nuk jam sot këtu për të vendosur veto, por në një frymë shkëmbimi mendimesh mbi dy parime. Së pari, hapja e negociatave kërkon përgatitje nga Bashkimi Europian dhe ne konsiderojmë sot që ne duhet të rishikojmë në thellësi procesin e negociatave të anëtarësimit.

Procesi i zgjerimit është zhgënjyes, i gjatë për vendet përkatëse dhe nuk krijon besim te vendet anëtare, sepse tretet në kohë. Pra, së pari, ne duhet të diskutojmë mbi reformën e procesit të zgjerimit. Kapitujt që hapen e mbyllen si një telenovelë pa fund nuk i përgjigjen pritshmërisë së qytetarëve në rajon.

Kapitujt hapen e mbyllen pa fund dhe nuk i përgjigjen pritshmërive të qytetarëve në Shkup e Tiranë.  Ne shohim që shumë vende që kanë negociuar anëtarësimin kanë parë rritje të emigrantëve ndërsa ishin në negociata, si Bullgaria, Rumania, Kroacia’ shtoi de Montchalin.

‘Pra, është një çështje qasje mbi procesin. A është ky proces efikas? Përgjigjja është jo dhe ne kemi shumë vende që e mbështesin këtë qasje lidhur me riorganizimin e negociatave të anëtarësimit.

Së dyti, duhet të sigurohemi se reformat që janë kërkuar për t’u zbatuar si kushte për hapjen e negociatave të jenë reale. Që të jenë votuar, por edhe zbatuar. Këtë do diskutojmë sot, Por, dua të theksoj, se Franca nuk i kundërvihet perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit’, u shpreh de Montchalin.

Zjarr Tv Ad