Meta: Ikja në ferr e liderit të ISIS, lajm shumë i mirë për njerëzimin

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për vrasjen e liderit të ISIS, Al-Baghdadi.

Në një postim në Facebook, kreu i vendit shprehet se ky është një lajm shumë i mirë për njerëzimin.

Ndërkohë shprehu edhe mbështetjen për deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurt! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!”-shkroi Meta.

Zjarr Tv Ad