Ndërtime pa leje në Kavajë, një police e dy inspektorë në procedim penal

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SHÇBA procedon 3 punonjës policie në Kavajë pasi dyshohet se lejuan ndërtime pa leje dhe për falsifikim dokumentesh. Ndaj tre punonjësve kishte nisur hetimi disa muaj më parë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Operatorja pranë Zyrës së Shërbimit për Qytetarët në Komisariatin e Policisë Kavajë, F.Gj dyshohet se “duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra në këtë funksion, në kundërshtim me ligjin, favorizonte shtetas të ndryshëm gjatë përpilimit të dokumentacionit për pajisjen me pasaportë dhe ndërhynte për favorizime të ndryshme në sferën e ndërtimeve pa leje” Informon ministria e Brendshme. 

Ndaj saj është dhënë masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, si person i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

– Inspektor F.H., me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë,  dyshohet se në mospërmbushje të detyrës ka lejuar dhe nuk ka raportuar ndërtimet pa leje.

Ndaj tij u dha masa e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Inspektor S.B., me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, dyshohet se në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka lejuar dhe nuk ka raportuar ndërtimet pa leje.

Ndaj tij u dha masë sigurimi “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Hetimi u krye me metoda speciale duke dokumentuar me prova ligjore veprimtarinë e kundërligjshme, të këtyre punonjësve të policisë. Hetimet po vazhdojnë.

Zjarr Tv Ad