Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion të koduar si “Ferma”, në zonën e Fermës, afër fshatit Llakatund të Vlorës. Në kuadër të këtij operacioni, në bazë të informacioneve dhe bashkëpunimit me qytetarët, u bë arrestimi i 24-vjeçarit R. R.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë, Policia ka gjetur 12.4 kg kanabis. Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.