Rezolutë për ndërhyrjen e të huajve në zgjedhje, Gent Strazimiri “ironizon” dhe pyet mxhorancën: Ka dalë tjetër dosje veç 339 dhe 184?

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla depozitoi këtë të martë në Kuvend një projekt-rezolutë, përmes të cilës do synohet parandalimi i ndërhyrjeve të huaja në proceset elektorale në vend. Pas kësaj nisme të maxhorancës, ka reaguar menjëherë edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri.Me një shënim në “Facebook”, Gent Strazimiri ironizon veprimin e maxhorancës, ndërsa shtron pyetjen se kush ka dalë i huaj nga ato që janë kapur duke ndërhyrë në zgjedhje si “Babloki? Damiani? Ulsiu? Gjushi? Niçja? Shullazi? Bajrajt? Habilajt.

“Ndërhyrjet e huaja në zgjedhje” …?!🤔Kush ka dalë “i huaj” nga ata që janë kapur duke ndërhyrë në zgjedhje: Babloki? Damiani? Ulsiu? Gjushi? Niçja? Shullazi? Bajrajt? Habilajt?Apo ka dalë ndonjë dosje tjetër veç “339” dhe “184”?🤔”-shkruan Strazimiri.

Zjarr Tv Ad