Rezolutë kundër ndërhyrjes ruse, Balla: Rasti më flagrant është lobimi rus i PD-së

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për zgjedhjet e ardhshme të 2021, PS kërkon të frenojë ndikimin e aktorëve të huaj në fushatën zgjedhore. Në projektrezoluten e mazhorancës, e cila ndodhet në tryezën e kryetarit të Kuvendit të Kuvendit Gramoz Ruçi thuhet se aktorë shetërorë dhe jo-shtetërorë nga vendet e treta, përpos Rusisë, janë të përfshira në ndëryrje dashakeqe në debate publike në vendin tonë.

Balla: Duhet të mbrojmë demokracinë shqiptare nga cdo lloj ndërhyrje politike e huaj, por duhet të mbrojmë dhe cilësinë e demokracisë nga cdo lloj forme deziformimi.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PS Taulant Balla rasti më flagrant është lobimi rus për PD.

Balla: Kur flasim për ndërhyrje të huaja, rasti i PD dhe hetimi ndaj saj për financime të paligjshme bën që ne duhet të rrisim garancitë e sistemit tonë të financimit të partive politike.

Balla i kërkon Komisionit të reformës zgjedhore që të adresojë me prioiritet auditimin e financimeve politike.

Balla: Duhet të ndryshojmë ligjin e financimit të partive politike me qëllim që të kemi transparencë të plotë të shpenzimeve të partive politike, qoftë përsa i përket lobingut jashtë Shqipërisë, qoftë përsa i përket shpenzimeve të tyre ditore, madje dhe të fushtave zgjedhore.

Gjithashtu mazhoranca i bën thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa për krijimin e Task Forcës për parandalimin e fenomenit të dezinformimit dhe parandalimin e financimeve të paligjshme në fushatë elektorale.

Zjarr Tv Ad