Rinis në gjykatën për Krime te Renda procesi per Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin. Jambelli akuzohet si urdhërues i vrasjes së kryekomisar Artan Cuku, ndërsa Leci si ndihmës i tij. Procesi ishte pezulluar për një periudhë 13 mujore.
Jambelli dhe Leci janë liruar nga autoritetet greke të cilat rrëzuan kërkesën e Shqipërisë për ekstradim. Në seancën e sotme Gjykata relatoi se përgjatë këtij viti që çështja ishte e pezulluar, policia e Fierit dhe Beratit kanë ushtruar kontrolle në banesat e tyre, pa i gjetur.
Neshat Fana avokat i familjes se Artan Cukut e cilësoi qesharake faktin që policia i kërkon në Shqipëri, kur ata janë liruar në Greqi.
“Kjo është qesharake ju kërkoni në Fier e Ballsh për të pandehurit kur të gjithë e dinë që Jambelli dhe Leci janë liruar nga Greqia”, u shpreh Fana.