Bukuresht – Mijëra rumunë marshuan në kryeqytetin Bukuresht dhe qytete të tjera të dielën në një protestë kundër prerjeve të paligjshme të pyjeve, që besohet se ka lidhje me vdekjen e dy punonjësve të pyjeve muajt e fundit.
Në qendër të Bukureshtit, mbi katërmijë persona marshuan në drejtim të Ministrisë së Pyjeve dhe Ujërave, sipas mediave vendore, duke ngritur pankarta dhe thirrur: “Pylli ynë nuk është malli juaj”, “Hajdutë”.
Protestat, të organizuara nga “GreenPeace Rumania” dhe të tjera grupime mjedisore, kërkonin hetime të hollësishme mbi vdekjet dhe sulmet kundër punëtorëve të pyjeve, po as sa edhe një sistem më bashkëkohor monitorimi dhe legjislacion më të rreptë.
Federata e sindikatës Silva tha se 6 pylltarë janë vrarë vitet e fundit ndërkohë që 65- të tjerë janë sulmuar, dhunuar me thika ose sëpata, pasi ata kapën prerësit e paligjshëm të pyjeve në veprim.
Një ndër ta ishte Raducu Gorcioaia, që u gjet i vdekur në makinën ë e tij me plagë në kokë në 12 shtator pranë një pylli në qarkun Lasi në lindje të Rumanisë si dhe Liviu Pavel Pop, që u qëllua për vdekje në 16 tetor në qarkun veriperëndimor Maramures. Policia është ende duke hetuar vdekjet.
Rumania,që është vendi i disa prej pyjeve të mbetura të virgjër të Evropës dhe kafshëve të egra, po humbet rreth 9 ha pyje në orë për shkak të prerjeve të paligjshme, thonë studimet e Greenpeace.