AKK vs Merkel/ Gjigandi kinez Huawei fut në sherr qeverinë gjermane

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Investimet në teknologjinë më të fundit 5G po shkaktojnë probleme edhe në vendet e mëdha si Gjermania.

Sipas gazetës BILD, gjigandi kinez Huawei mund të ndërtojë rrjetin 5G në Gjermani, por kjo ka krijuar shqetësime për varësinë nga Kina.

Akoma asgjë nuk është vendosur, shkon më tej gazeta, por çështja nuk është hequr nga tavolina.

Megjithatë, debati për kompaninë kineze ka sjellë krisjen e parë në qeverinë gjermane.

Kryetarja e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK) mendon se qeveria gjermane nuk duhet ta lejojë kompaninë kineze që të ndërtojë rrjetin 5G.

Por kancelarja Angela Merkel duket më e prirur për të flirtuar me kinezët, raporton BILD.

Edhe të tjerë politikanë të CDU janë kundër kancelares Merkel. Po ashtu kundër investimeve të kompanisë kineze është edhe Uashingtoni, që u ka bërë thirrje aleatëve të bëjnë kujdes.

Zjarr Tv Ad