Ushtria gjermane refuzon dy avionët e rinj A400M

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Bundeswehr” – ushtria gjermane, njoftoi s e nuk do të pranojë dy avionët e transportit Atlas, A400M, për shkak të problemeve teknike të përsëritura, njoftoi Aerotime.

Ndërsa i përcaktoi ata si “shtyllën kurrizore” të aftësive të saj transportuese, Bundeswehr është shqetësuar për përsëritjen e problemeve teknike që kanë prekur flotën e saj.

“Gjatë inspektimeve rutinë të pajisjeve të helikave të A400M, që janë në fluturim, u zbulua se jo të gjitha nga 24 pajisjet për helikë, e kanë çiftin rrotullues shtrëngues,” tha “Luftëwaffe” – forca ajrore gjermane në një deklaratë.

Përveç mangësive teknike, dy avionët e fundit që do t’i dorëzoheshin nuk plotësonin “rekuizitat e garantuara në kontratë” ,ç’ka çoi në refuzimin e tyre.

Deri tani, “ Bundeswehr” ka marrë 31 nga 53 avionët A400M që kishte porositur. Në total qenë porositur 174 avionë A400M dhe 84 janë futur në shërbim.

Zjarr Tv Ad