Restaurimi i Katedrales së Parisit ka hapur debat të gjërë për sa i përket pamjes që ajo do të marrë.
Gjatë një takimi në Asamblenë Kombëtare të Francës për çështjen e katedrales u hap një debat për arkitekturën dhe pamjen që ajo do të marrë.
Specifikisht për kupolën e cila është djegur totalisht, gjenerali i ushtrisë Jean-Louis Georgelin dhe arkitekti Philippe Villeneuve replikuan me njëri-tjetrin për modelin e kësaj kupole nëse ajo do të rindërtohet sipas modelit modern apo modelit mesjetar.
Presidenti Macron dhe gjenerali Georgelin duan që pamja e re e katedrales të jetë bashkëkohore. Georgelin ka “fyer” arkitektin gjatë takimit.
“Për sa i përket arkitektit ai duhet ta mbyllë gojën” – shprehet ai.
Për këtë çështje kanë reaguar edhe ekspertë të arkitekturës të cilët shprehen se nëse duhet që të restaurohet sipas modelit mesjetar atëherë të gjitha pjesët e dëmtuara duhet të zëvendësohen me struktura kopje.
Një vendim përfundimtar për modelin e ri të katedrales do të jepet në 2021.
Notre Dame u përfshi nga flakët në prill të këtij viti duke dëmtuar pjesën më të madhe të strukturës si dhe një pjesë të artefakteve brenda saj.
Brenda 24 orëve shumë shtete dhuruan me qindra miliona euro për restaurimin e saj, ndërkohë që presidenti Macron ka vendosur një kohë prej 5 vitesh deri në përfundimin katedrales.