“Fermerët nën presionin dhe terrorin e shtetit”, Basha nga Devolli: Bujqësia është braktisur

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, iu prezantoi fermerëve të Devollit platformën e tij për zhvillimin e bujqësisë. Gjatë turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha u takua sot me qytetarët dhe fermerët e Devollit, ku dëgjoi problemet dhe hallet e tyre.

Ndër të tjera, Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama, teksa tha se “E gjithë Shqipëria punon për një kalçeto me oligarkë të Edi Ramës. Kemi bërë hapa pas, fermeri është harruar.

Kostot e rënduara e kanë bërë punën tuaj të pavlerë në treg. Produktet tuaja përfundojnë në kanal të pashitura sepse sektori I bujqësisë dhe blegtorisë, është sektori më i braktisur. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që qeveria nuk e mbështet fermerin me financime. Vit pas viti mbështetja për fermerët sa vjen e ulet. Edhe këtë vit mbështetja në buxhet është shumë e ulët”.

Më tej, kreu i PD deklaroi se sa herë ka shkuar në Devoll kohët e fundit, ka parë ndryshime negative.
“Janë gjashtë apo shtatë sezone që vij këtu pranë jush dhe ndryshimet që shoh, ka ndryshime por nuk janë pozitive. Janë ndryshime negative, janë hapa prapa. Është bujqësia e braktisur, është fermeri i nënshtruar presionit, terrorit të shtetit, janë taksat dhe kostot e papërballueshme të cilat e bëjnë punën tuaj të pavlerë në këtë treg.

Në vend që frytet e djersës tuaj të kthehen në mallra cilësore, në prodhime të freskëta, me kosto të përballueshme për qytetarët, në ushqime cilësore për fëmijët tanë dhe të sjellin fitime për punën kaq të lodhshme të fermerit shqiptarë, ato përfundojnë në kanal, përfundojnë të pa shitura. Dhe kjo e gjitha sepse sektori i bujqësisë dhe blegtorisë është sektori më i braktisur, më i shkelmuar nga kjo qeveri. I braktisur pa mbështetje, pa subvencione, i braktisur sepse taksat e larta dhe çmimet e larta në veçanti të naftës dhe të energjisë e bëjnë të pakonkurrueshëm prodhimin tonë me prodhimin e huaj, pasi vijnë në treg me çmime më të larta, me kosto më të larta.

Çfarë ekonomia është kur me punën e palodhur të fermerit, kosto e mollës shkon 300 lekë të vjetra, ndërsa në treg nuk shitet dot më shumë se 150 lekë-200 lekë të vjetra. Kjo nuk është ekonomi, ky është ekzekutim.

Pse ndodh kjo?!
Sepse Devolli dhe Shqipëria janë i vetmi vend në Ballkan ku qeveria nuk e mbështet fermerin me para. Pak kilometra më këtej ndodhet Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Dy shtete më të rejat se tonat, dhe të dyja financojnë sektorin e bujqësisë secila prej tyre me 100 mln euro ën vit subvencione për fermerin. Për çdo kile prodhim fermeri kosovar merr një sasi të caktuar eurosh me të cilat arrin në mos të zerojë, të ulë në minimum kostot e naftës e plehrave kimikë, të farave, të fidanëve dhe arrin ët dalë në treg me një prodhim cilësor, me një prodhim me çmim të arsyeshëm i cili shitet në një çmimi të arsyeshëm por edhe arrin të konkurrojë edhe me prodhime të tjera në tregun e eksportit.

E njëjta gjë edhe me prodhimet e Maqedonisë së Veriut, fruta, perime, bulmet, mish dhe sektorë të tjerë peshkimi, blegtoria në Ballkan dhe kudo në Europë janë në qendër të mbështetjes financiare. Këtu vit për vit mbështetja financiare për fermerin ka rënë. Po të shikojmë zërin e buxhetit për vitin e ardhshëm është prapë në nivele minimale, dhe ai është vetëm numri që shkruajnë me dorë aty se të gjithë e dimë se as 1/3 e asaj shume nuk vihet në dispozicion, dhe akoma më pak shpërndahet.

Dhe kujt i shpërndahet?! I shpërndahet një grushti njerëzish. Nga ana tjetër siç e dini fare mirë nga Kapshtica dhe njësoj si nga Kakavija, kamionët ecin me një drejtim, jo nga Shqipëria drejt eksportit por drejt Shqipërisë duke mbytur tregun prodhimet e huaja. E gjitha kjo është rezultat e një qeverie që ka braktisur prej ditës së parë jo vetëm premtimet por edhe për të mbrojtur fermerin shqiptar. Problemi nuk është mungesa e potencialit, të gjithë e dimë se Devolli ka potencial të jashtëzakonshëm që vihet në jetë nga njerëz punëtorë. Devolli është kthyer në shkollë më vete, për nga fushat e kultivimit të kulturave. Këtu mungon një qeveri që dëgjon dhe ju mbështet. Kjo qeveri ka mbyllur sytë dhe veshët dhe flet me propagandë, të gjithë paratë e buxhetit i jep një grushti oligarkësh”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad